39,000 ton veshje të pashitura nga Perëndimi hidhen ilegalisht në shkretëtirën Atacama në Kili (fotot)

26/01/2022 15:40

Zyrtarët mjedisorë në Kili i kanë bërë thirrje Britanisë të marrë përgjegjësinë dhe të ndalojnë hedhjen ilegale të mijëra ton veshje të pashitura nga Evropa dhe SHBA, në shkretëtirën Atacama.

Maisa Rojas, ministrja e re e mjedisit, paraljamëroi për skandalin e industrisë së ‘modës së shpejtë’ të nxitur nga kërkesa Perëndimore për veshje të lira që kanë shkaktuar ngritjen e maleve me tekstile që flaken dhe digjen në shkretëtirat e Amerikës Jugore.

Duke folur për rrjetin BBC, ajo paralajmëroi se kjo praktikë ka pasoja të rënda mjedisore për të gjithë planetin prandaj bëri thirrje që shoqëritë perëndimore t’i japin fund, shkruan britanikja Daily Mail.

Në dekadat e fundit uria e botës perëndimore për veshje të shpejta e jetëshkurtra  ka nxitur prodhuesit në Kinë e Bangladesh të superprodhojnë.

Veshjet eksportohen nga Azia në tregjet evropiane dhe të Amerikës veriore, ku shiten për çmime super të ulëta.

Ato që nuk shiten sillen nga tregtarët e tekstileve në vende si Kili e Uganda ku tentohet të këmbehen në tregjet vendase ose trafikohen mes kufijve.

Rreth 60,000 ton rroba vijnë çdo vit në portin verior kilen Iquique në zonën pa taksa të Alto Hospicio, ku mallrat vijojnë rrugën tregtare, por rreth 39,000 ton prej tyre përfundojnë të flakura në vendhedhje mbeturinash në shkretëtirë.

Në apelin e saj për Britaninë, Rojas tha për BBC: “Nuk është e lehtë të përqasësh të gjitha këto interesa si ndalimi i flakjes së veshjeve të perdorura ose të pashitura. Biznesi duhet të luajë rolin e tij në ndalimin e importit të mbetjeve dhe vendet e zhvilluara duhet të marrin përgjegjësinë e tyre.

Ngritja e ‘modës së shpejtë’ ka lidhje me mediat sociale dhe kulturën e influencuesve të rrjetit. Kur një person i famshëm mban një veshje të caktuar ndjekësit e tij nxitojnë jenë të parët për ta imituar.

Çdo vit moda e shpejtë ka nevojë për  93 miliardë metër kub ujë, që në tjetër rast do të mjaftonte për nevojat e rreth 5 milionë njerëzve.

Ndërsa prodhimi i pambukut me të cilin ajo funksionon, përdor 6 përqind të pesticideve të botës dhe 16 përqind të insekticideve.

Veshjet, qoftë sintetike apo të përziera me thurrje kimike, mund të kërkojnë deri në 200 vjet për t’u degraduar dhe janë po aq toksike sa gomat e makinave apo plastika.

FOTO GALERI
2/9
Maisa Rojas, ministrja e re e mjedisit, paraljamëroi për skandalin e industrisë së ‘modës së shpejtë’ të nxitur nga kërkesa Perëndimore për veshje të lira

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA