Një supergol i mbrojtësit të Paris Saint Germain, Achraf Hakimi, ka bërë Marokun skuadrën e shtatë çerekfinaliste të Kupës së Afrikës, pas një kualifikimi të komplikuar ndaj Malawisë.

Këta të fundit kaluan të parët në avantazh me anë të Mhango në minutën e shtatë, ndërsa Maroku riktheu baraspeshën me anë të sulmuesit të Sevillas, El Nesiry, në shtesën e pjesës së parë.

Në minutën e 70’ Hakimi ekzekutoi në mënyrë spektakolare një goditje dënimi, duke dërguar topin në trekëndëshin e portës dhe Marokun në çerekfinale, ku do të përballet me fituesen e çiftit Egjipt-Bregu i Fildishtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA