Nëna në Kaliforni akuzon mësuesit se manipuluan të bijën për të ndryshuar identitetin gjinor (fotot)

25/01/2022 17:57

Një nënë amerikane në Kaliforni ka thënë se mësuesit e shkollës së bijës së saj janë “predatorë të neveritshëm” dhe ka paditur dy prej tyre që kanë influencuar dhe manipuluar bijën e saj për të ndryshuar gjininë e saj.

Jessica Konen ka ngritur padinë e saj kësaj jave kundër mësueseve Lori Caldiera, Kelly Baraki dhe kundër shkollës Spreckels Union për manipulimin e bijës së saj në klasë të shtatë për ndryshimin e identitetit gjinor sipas praktikës së njohur si “Politika e Fshehtë e Prindërimit” me të cilën mësuesit mund të këshillojnë nxënësit për “konfuzionin gjinor” dhe të miratojnë “një tjetër gjini për ta, pa njoftuar prindërit”.

Në një prej pretendimeve tronditëse, Konen thotë se dy mësueset në fjalë kishin si detyrë të kërkonin nxënës  ose nxënëse që “nuk ishin të qartë” me identitetin e tyre seksual, dhe i ftonin në klubin e posaçëm “Të Barazisë” të shkollës.

Në padi thuhet se “në takimet e Klubit të Barazisë, mësueset Caldiera dhe Baraki mësonin nxënësit për identitetet LGBT+, për homoseksualitetin, biseksualitetin, transgjinorët e të tjera si këto dhe mënyrat e shprehjes së këtyre sjelljeve.

Nganjëherë Caldiera e Baraki prezantonin e nxisnin identitetet LGBT+ edhe te nxënësit që i rezistonin ideve.

Padia thotë se dy mësueset ishin përpjekur të mbanin të fshehtë pjesëmarrjen e nxënësve në klubin LGBT nga prindërit e tyre.

Konen ka paditur për stres emocional, neglizhencë, konspiracion civil dhe shkelje të të drejtave federale e kushtetuese duke ndërhyrë në rritjen e bijës së saj dhe duke e “manipuluar” për të besuar se ishte transgjinore.

FOTO GALERI
3/3
Konen thotë se dy mësueset në fjalë kishin si detyrë të kërkonin nxënës ose nxënëse që “nuk ishin të qartë” me identitetin e tyre seksual, dhe i ftonin në klubin e posaçëm “Të Barazisë” të shkollës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA