Lebani sekuestron sasi madhore kaptagoni të fshehur në dërgesat e çajit (fotot)

25/01/2022 19:45

Ministri i brendshëm Bassam Malavi njoftoi se autoritetet libaneze kanë kapur një sasi të madhe kaptagoni të fshehur në një dërgesë çaji drejt Arabisë Saudite.

“Puna e palodhur e policisë solli sekuestrimin e kaptagonit, i cili shkonte drejt Togos në Afrikë,” tha ai në konferencën e shtypit.

Destinacioni final i droges do të ishte Arabia Saudite, për të cilën zyra e OKB thotë se është konsumatori më i madh stimulantit të përftuar nga drogat e ndaluara me bazë fenetiline.

Tabletat e ngjashme me ato të amfetaminës besohet se janë prodhuar në Liban ose Siri, dhe ishin fshehur në dërgesën e 7 ton çaj të nisur nga porti i Beirut, shtoi zyrtari.

Arabia Saudite ka vendosur sanksione tregtare ndaj Bejrutit pas kapjes së një ngarkese të ngjashme me kaptagon në një ngarkesë shegësh vitin e kaluar.

Libani është përfshirë në një krizë të rëndë ekonomike dhe sanksionesh, prandaj kërkon të përmirësojë lidhjet me vendet e Gjirit Persik duke treguar vullnet.

Në një tjetër sekuestrim madhor  në portin e Beirut muajin e kaluar, rreth nëntë milionë tableta kaptagon u gjetën të fshehura në portokallë të rremë.

FOTO GALERI
6/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA