Temperaturat e ulëta të këtyre ditëve kanë rritur numrin e pacientëve që vijnë në urgjencën e sëmundjeve të brendshme në QSUT.

370 pacientë kanë ardhur brenda 24 orëve. Por nga njëra anë temperaturat e ulëta e nga anë tjetër Covid 19 ka agravuar problemet kardiake tek pacientët duke shkaktuar një fluks pothuajse të papërballueshëm.

Pjesa më e madhe e pacientëve i drejtohen urgjencës duke anashkaluar mjekun e familjes dhe sidomos mjekët e rretheve abuzojnë duke i orientuar pacientët për në urgjencën e QSUT.

Për çdo pacient ka minimumi dy apo tre familjarë të cilët qëndrojnë në oborrin e spitalit edhe pse temperaturat këtë të martë u regjistruan disa gradë nën zero.

Top Channel