Hakmarrja që çoi në krim/ Flet pajtuesi i gjaqeve: Viktima tentoi pajtimin në vitin 2009
25/01/2022 15:28
E ndërsa në Manati tek familja Lekgjonaj po kryhet ceremonia mortore, para hetuesve 17-vjeçari nuk ka shprehur pendesë për vrasjen e djeshme.
Për këtë ngjarje ka reaguar dhe misionari i pajtimit të gjaqeve, Pjetër Gjoka.
Ngjarja e ditës së djeshme i ka befasuar pasi prej vitesh nuk kishte konflikte mes palëve. Ai është shprehur se në 2009-ën nga vetë viktima ka pasur një tentativë për pajtim. Gjithashtu ai theksoi se dhe nga fisi i Pervathit u është thënë se ka një pajtim të momentit por jo një zgjidhje të përhershme të situatës.
Misonari i pajtimit të gjaqeve shpreson që ngjarja të mbyllet me kaq dhe që gjakmarrja të mos shkaktojë më tepër tragjedi për këto familje.
Top Channel