‘Bija e babait’ u bë terroriste/ Gjermania që u bashkua me ISIS kur ishte 15 vjeçe del në gjyq për krime lufte (fotot)

25/01/2022 15:35
Messing, tashmë 21 vjeçe, ka dalë në gjyq në qytetin lindor gjermane Halle si e dyshuar bashkë me bashkëshortin e saj të ISIS

Një e re adoleshente që u largua nga një qytezë e vogël gjermane për t’u bashkuar me ISIS në Siri ka dalë sot në gjyq për krime kundër njerëzimit.

Leonora Messing ishte vetëm 15 vjeçe kur u largua nga shtëpia e saj në Sangerhausen, Gjermani, për t’u kthyer në një ‘nuse xhihadiste’ të profilit të lartë.

Messing kishte shkuar në Raqqa, asokohe kryeqyteti de facto i ISIS në Siri, para se të martohej me bashkëatdhetarin e saj ekstremist Martin Lemke, gjithashtu luftëtar i njohur me pseudonimin Nihad Abu Yasir.

Babai i saj, 49 vjeçari Maik Messing, tregonte tronditjen për vendimin e të bijës për t’u bashkuar me grupin e terrorit, kur shkroi librin e tij ‘Leonora’ në vitin 2019.

Ai zbuloi se disa ditë pas zhdukjes së saj mori një mesazh teksti ku thuhej se Leonora ‘kishte zgjedhur Allahun e Islamin’ prandaj kishte shkuar në Kalifat.

Messing, tashmë 21 vjeçe, ka dalë në gjyq në qytetin lindor gjermane Halle si e dyshuar bashkë me bashkëshortin e saj të ISIS, për skllavërimin e një gruaje të etnisë Jazidi në vitin 2015 në Siri.

Gjyqi me dyer të mbyllura pritet të zgjasë deri në maj dhe do të gjykojë gjithashtu Messing për akuza të anëtarësisë në organizatë terroriste dhe shkelje të ligjeve të armëve.

Çështja e saj është kthyer në një debat kombëtar mbi mundësinë sesi një vajzë adoleshente  nga një qytezë e vogël gjermane të bëhet vegël e kauzave islamiste.

Prokurorët thonë se Messing është pjesë e një grupi të trafikut njerëzor për llogari të Shtetit Islamik, pasi bashkë me bashkëshortin e saj kishin blerë një grua 33-vjeçare Yazidi të cilën e kishin shitur më pas për 800 dollarë.

Sipas raportimeve, pas mbërrijtes në Siri, Leonora u bë një ‘nuse me influencë’ e ISIS dhe kontrollonte gratë e tjera gjatë mësimeve të islamit e u raportonte burrave të tyre sesi po stabilizoheshin në jetën e re.

Por ajo gjithsesi kihste ruajtur kontaktet me familjen madje i kishte treguar të atit për bizhuteritë e florinjta që kishte marrë për martesë. Ajo i kishte treguar prindërve për luftën në Siri dhe për jetën e përditshme si për shembull, si kishte mësuar të piqte bukë.

Leonora më vonë lindi dy vajza, por u ndalua dhe u vendos në një kamp kurd vajzash pas rënies së ISIS në Siri.

Leonora ka thënë se ka tentuar dy herë arratisjen por ishte kapur nga bashkëshorti i saj, para se “kuptonte se kishte bërë një gabim”, dhe lutej të kthehej te jeta e vjetër në Gjermani.

Ajo u riatdhesua në një nga katër operacionet e tilla të Gjermanisë në 2020, megjithë hezitimin e shteteve evropiane për kthimin e terroristëve.

Babai i Messing, bukëpjekës nga fshati gjerman i Breitenbach, mësoi se bija e tij ishte konvertuar në fenë islame vetëm kur hapi kompjuterin e saj të vjetër.

Ajo ishte një nxënëse e mirë,’ tha Messing për rrjetin rajonal MDR në 2019.

“Ajo shkonte në shtëpitë e kujdesit për të ndihmuar të moshuarit dhe merrte pjesë në karnivalet lokale.

Por Messing kishte jetuar një jetë të dyfishtë pasi pa dijeninë e prindërve ajo vizitonte xhaminë e Frankfurt dhe u bë më pas një nga rreth 1,150 gjermanët islamistë që u larguan drejt Sirisë dhe Irakut në 2011.

FOTO GALERI
2/5
Messing kishte shkuar në Raqqa, asokohe kryeqyteti de facto i ISIS në Siri

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA