Balla: Brenda kësaj jave do të keni emrin e kryetarit të ardhshëm të bashkisë së Lushnjës

25/01/2022 12:20

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ishte në Lushnje, ku tha brenda kësaj jave do të jetë gati emri i kryetarit të ardhshëm të bashkisë së Lushnjës.

Balla tha se PS do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të pastruar problemet e vjetra të trashëguara dhe për të zhvilluar një Lushnje në të gjitha dimensionet e veta.

Balla: Ne do të vazhdojmë të qeverisim në qeverisjen vendore të Lushnjes jo për këtë vit, deri në 2023 por do të vazhdojmë të qeverisim edhe në mandatin e ardhshëm të qeverisjes vendore.

Jemi angazhuar për të vazhduar transformimin e Lushnjes dhe të jeni të sigurt që do të ndërmarrim të gjithë hapat e nevojshëm për të pastruar
problemet e vjetra të trashëguara dhe për të zhvilluar një Lushnje në të gjitha dimensionet e veta.

Brenda kësaj jave do të keni edhe emrin e kryetarit të ardhshëm të bashkisë së Lushnjës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA