Atletico Madrid e gjen menjëherë pasuesin e Kieran Trippier, i cili u transferua në Premier League te Newcastle. Sipas mediave, Los Colchoneros duket se kanë arritur marrëveshjen me Valencian për kartonin e Daniel Wass.

Kontrata e 32-vjeçarit përfundon në fund të sezonit dhe skuadra e drejtuar nga Jose Bordalas për të mos e humbur lojtarin me parameter zero është gati ta lërë të lire mbrojtësin që në janar gjithmonë kundrejt ofertës së duhur.

Për momentin Çështjet financiare nuk bëhen publike, por duket se palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe shumë shpejt Wass do t’i bashkohet ekipit të drejtuar nga Simeone.

Top Channel