Vdes personi që kreu sulm në një universitet gjerman

24/01/2022 16:25

Policia gjermane ka thënë se një sulmues me armë zjarri ka plagosur disa persona në një sallë universitare në qytetin jugperëndimor, Heidelberg.

Policia ka thënë përmes një deklarate se sulmuesi është i vdekur, mirëpo nuk ka dhënë hollësi si ka ndodhur kjo gjë dhe as nuk ka specifikuar sa persona janë plagosur në sulm dhe si është gjendja e tyre.

Agjencia gjermane e lajmeve, dpa, dhe e përditshmja tjetër, Bild, kanë thënë se sulmuesi ka vrarë veten.

Zyrtarë të sigurisë kanë thënë se shenjat e para tregojnë se sulmuesi nuk ka pasur motive politike apo fetare.

Policia ka thënë se arma e përdorur në sulm ka qenë armë zjarri me tytë të gjatë.

Universiteti Heidelberg është universiteti më i vjetër në Gjermani.

Ai është themeluar më 1386.

Qyteti ka rreth 160,000 banorë.

Top Channel