“Ngrohësja 3D e Ministrisë” është simboli i protestës para Ministrisë së Arsimit këtë të hënë në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit.
Në formë reagimi ndaj mungesës së ngrohjes në shkolla kanë ftuar qytetarët për të sjellë ngrohëset e tyre përpara Ministrisë së Arsimit, duke ironizuar dështimin e sistemit arsimor.
“Sot, Ditën Ndërkombëtare të Arsimit ora 10:00 aktivistet e Qëndresës Qytetare në formë reagimi ndaj mungesës së ngrohjes në shkolla kanë ftuar qytetaret për të sjellë ngrohëset e tyre përpara Ministrisë së Arsimit, duke ironizuar dështimin e sistemit arsimor”, sipas njoftimit.
Nuk është hera e parë që aktivistët kanë dalë në protesta paqësore, duke e cilësuar të dështuar sistemin arsimor në vend.
Të gjithë nxënësit janë pushim për tre ditë prej temperaturave të ulëta që kanë përfshirë vendin tonë.
Gjithashtu njëri prej prindërve të punësuar në administratën publike, nëse kanë fëmijë të mitur është lejuar të qëndrojë në shtëpi, pa marrë ndëshkime ekonomike.
Top Channel