Mbyllet sektori i vizave deri më 28 janar, ambasada gjermane në Tiranë tregon kur mund të zëvendësohen takimet e anuluara
24/01/2022 17:56
Ambasada gjermane në Tiranë ka bërë me dije se sektori i vizave do të qëndrojë i mbyllur deri më 28 janar.
Përmes një njoftimi në Facebook sqaron se do të njoftohen me e-mail të gjithë aplikuesit, të cilëve u anulohet takimi.
“Ne shpresojmë që takimet e anuluara të mund t’i zëvendësojmë sa më shpejt në muajt shkurt ose mars. Dorëzimi i pasaportave të martën pasdite dhe të premten paradite do të zhvillohet si zakonisht.
Ditën e mërkurë nuk do të ketë legalizime. Lutemi për mirëkuptimin tuaj! Ju lutemi, kini parasysh, që nuk mund t’ju përgjigjemi pyetjeve mbi stadin e aplikimit”, thuhet në njoftim.
Top Channel