Adoleshenti i adoptuar kinez vret veten pas refuzimit nga prindërit biologjikë (fotot)

24/01/2022 17:21

Një adoleshent i adoptuar, njohur në rrjetin TikTok ka vrarë veten pasi arriti të gjejë prindërit e tij biologjikë por u refuzua për herë të dytë prej tyre, njoftuan sot familjarët.

Historia e Liu Xuezhou ishte bërë e njohur në rrjetet sociale kineze kur ai postoi muajin e kaluar videon e detajuar të kërkimit të prindërve të tij biologjikë.

Pamjet në rrjetet Weibo e Douyin (kjo e fundit e njohur si TikTok në Evropë) tregojnë 17-vjeçarin që i kërkon ndihmë publikut duke treguar se ka lindur mes viteve 2004 e 2006 por disa muaj pas lindjes ishte shitur te një familje tjetër.

Tragjikisht prindërit e tij adoptues kishin vdekur kur ishte vetëm katër vjeç në një aksident të tmerrshëm me fishekzjarre dhe ai u dërgua të jetonte me gjyshërit e familjes.

Në letër ai pranonte gjithashtu se ishte abuzuar seksualisht nga një mësues kur ishte më i ri, për çka nuk i kishte treguar ndonjëherë njeriu.

Liu publikoi me gëzim për ndjekësit e tij në dhjetor 2021 lajmin se kishte arritur të gjente familjen e tij biologjike, të cilët asokohe ishin divorcuar dhe kishin nisur secili një jetë të re.

Por pas njëfarë kohe pas ribashkimit të tyre ai u zemërua sepse ata nuk pranonin të paguanin për një banesë për të, shkruan e përditshmja e Hong Kong, South China Morning Post.

Tezja e tij Chai Mou njoftoi dje se djali ka vrarë veten në një plazh në Sanya në provincën e  Hainan.

Liu kishte postuar një ese të gjatë në rrjetet sociale para vetëvrasjes ku thoshte se ishte braktisur dy herë nga prindërit e tij biologjikë te rigjetur.

Ai tregonte se i kishte kërkuar atyre të blenin ose të merrnin me qera për të një banesë sepse ishte i pastrehë, por ata nuk kishin pranuar sepse nuk mund ta përballonin financiarisht.

Letra e trishtë e publikuar bëri që shumë përdorues të kontaktonin me policinë në Sanya, por rrjedhimisht ai u gjet i vdekur nga njerëz që kishin parë videon në internet.

FOTO GALERI
3/3
Por pas njëfarë kohe pas ribashkimit të tyre ai u zemërua sepse ata nuk pranonin të paguanin për një banesë për të

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA