I shtrirë në tokë përmbys/ Pamjet e të riut shqiptar që u ekzekutua me mbi 20 plumba teksa po darkonte

23/01/2022 17:35

34-vjeçari shqiptar Ergys Dashi u ekzekutua teksa ishte duke darkuar në një restorant në qytetin Guayaquil në Ekuador. Në pamjet që shihni më poshtë duket që është i shtrirë në tokë dhe pa shenja jete.

Teksa po hante darkë, dy persona me lule në duar iu shmangën kontrolleve për certifikatë vaksinimi dhe iu afruan tavolinës ku ndodhej shqiptare. Ata e qëlluan me mbi 20 plumba duke e lënë të vdekur në vend.

Për pasojë, është plagosur edhe 26-vjeçarja Angie Romero, e cila ndodhej në tavolinën ngjitur. Policia ekuadoriane po heton në pistën e trafikimit të drogës.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA