Turisti therret me drapër nga vendasit në Tailandë prej volumit të lartë muzikës (fotot)

22/01/2022 17:31

Një turist britanik është vrarë me drapër në Tailandë dhe një tjeter është plagosur rëndë, kur një banor vendas sulmoi atë dhe mikun e tij pasi po luanin muzikë me volum të lartë teksa ishin ulur duke pirë birra.

Viktimat u sulmuan mbrëmë vonë në qytetin qendror të Kanchanaburi, sipas mediave vendase.

Policia u thirrën në vendngjarje rreth orës 3:50 të mëngjesit të sotëm dhe gjetën viktimën të zhveshur nga mesi e lart, me pantallona të shkurtra e në një pellg gjaku prej plagës së thikës në kurriz.

Shoqëruesi i tij britanik u dërgua në spital prej plagëve në gjendje të rëndë, tha policia vendase, e cila shtonte se kishin gjetur dhe një drapër që besohet se është arma e krimit.

Policia tha se kishin arrestuar një 23-vjecar vendas me histori të problemeve mendore i cili ishte gjithashtu i plagosur pas asaj që dukej si një duel me thika që kishte ndodhur mes burrave.

I dyshuari kishte sulmuar dyshen britanike pasi po luanin muzikë nga radio në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Zyrtarët thanë se sulmi ndodhi jashtë një dhome të marrë me qera në Soi Sri Lanka, në rajonin Kanchanaburi.

Pamjet nga vendngjarja tregonin një numër të madh policësh që kalonin mes mureve të lyera me gjak dhe disa shisheve të zbrazura të birrës.

FOTO GALERI
1/5
Një turist britanik është vrarë me drapër në Tailandë dhe një tjeter është plagosur rëndë

Top Channel