Një nënë nga Virginia në SHBA është ndaluar nga autoritetet pasi i tha bordit të shkollës se do të vinte me “armë të mbushur” nëse mësuesit i kërkonin fëmijëve të saj të mbanin maska në klasë.
42 vjeçarja Amelia King, u akuzua nga policia e Luray për kërcënim verbal brenda territorit të shkollës, kur drejtuesit ishin mbledhur në një takim, shkruan rrjeti CNN.
“Në rregull, nuk ka maska të detyruara,” u kishte thënë King mësuesve në sallën e mbledhjes. “Fëmijët e mi nuk do të vijnë në shkollë me maskë. Nëse ndodh kjo do të vij me të gjitha pushkët, të mbushura gati”.
King u lirua me kusht me garanci $5,000.
Në një email ku kërkonte ndjesë ndaj anëtarëve të bordit të shkollës ajo thoshte se po fliste në mënyrë figurative.
“Nuk desha të them ‘me të gjitha pushkët të mbushura’, jo për armë zjarri, në mënyrë figurtive doja të thoja me të gjitha burimet e mia që fëmijët e mi të mos vendosin maska kur janë në shkollë”, thuhej në email.
Bordi i shkollës ishin në fakt duke diskutuar zbatimin e masave të COVID-19 pas urdhërit të guvernatorit Glenn Youngkin që tha se prindërit mund të venodsin nëse fëmijët e tyre të mbajnë maskë apo jo në shkollë.
Rrjedhimisht bordi i shkollës votoi 4-2 në favor të “vendosjes së maskës sipas dëshirës së prindit.”
Por maskat janë të kërkuara për fëmijët në autobuzin e shkollës.
Top Channel