Pilotët kapin pamje të flotës së dyshuar të UFO-ve duke fluturuar në formacion mbi Paqësor (video)

22/01/2022 21:07

Një pilot amerikan duket se ka regjistruar një video të asaj që ai beson se është një flotë mjetesh aliene që fluturojnë në formacion të përkryer mbi retë në oqeanin Paqësor, në formën e disa dritave të çuditshme rrotulluese që lëvizin në qiell.

videon e shkurtër, që është filmuar në lartësinë prej rreth 15 000 metra, shihen një numër dritash që lëvizin mbi re, në rreshta prej tre ose katër pikash.

Një prej pikave në fillim të rreshtit duket se bën rrahje para se të zëvendësohet nga tjetra poshtë saj dhe më pas i gjithë grupi zhdukjet nga pamjet.

Në video piloti i çuditur thotë: “Nuk e di çfarë është, por sigurisht është diçka e frikshme. ajo është diçka që fluturon.”

Vetë piloti raportohet se ka shpërndarë videon, e cila është bërë virale në rrjet.

Ai beson se nuk ka shpjegim tjetër përveçse të qenit e objekteve UFO që fluturojnë në formacion të ngjeshur.

Por edhe nëse kjo do të ishte e vërtetë, akronimi UFO thjesht do të thotë “Objekt Fluturues i Paidentifikuar” prandaj nuk do të thotë se janë vertet me origjinë jashtëtokësore, komenton rrjeti  TheMindUnleashed.

Dhe në fakt vitet e fundit ushtri të mëdha zotërojnë sisteme autonome dronësh ajrore me saktësi e fuqi madhore, kështu që ka plot bazë për skepticizëm ndaj pohimeve të ushtarakut.

Të tjerë komentues online thonin se video mund të jetë duke shfaqur fishekzjarre për të tërhequr raketat, edhe pse në vend nuk kishte aktivitetet ushtarak.

Kohët e fundit SHBA ka shtuar retorikën e UFO-ve apo kontakteve të mundshme me alienë prandaj duhet vetëm të presin se ku kjo do të çojë.

FOTO GALERI
1/3
Një pilot amerikan duket se ka regjistruar një video të asaj që ai beson se është një flotë mjetesh aliene që fluturojnë në formacion

Top Channel