Luani i shpëtuar nga cirku i thotë lamtumirë kujdestares pas 20 vjet së bashku (fotot)

22/01/2022 21:36

Jupiter është një luan i butë e i dashur nga Kolumbia që u bë i famshëm teksa jetonte në Refúgio Villa Lorena, që është një nga strehat më shembullore për kafshët e abuzuara.

Ana Julia Torres është kujdesur deri tani për nëntë tigra Bengali, xhaguarë, kugarë, një krokodil, një ari me syze madje dhe për një struc.

Në qendër jeton dhe një shimpanze i quajtur Jocko, majmunë të ndryshëm dhe qindra zogj shumëngjyrësh.

Ana Julia thotë se përbashkëta e tyre e vetme është se janë trajtuar në mënyrë abuzive nga pronarët e tyre të mëparshëm.

“Ata janë të butë, disa kanë humbur gjymtyrë, janë të verbër ose nuk mund të fokusohen, tregon gruaja.

“Unë vetë kam dy fëmijë njerëzorë, kurse fëmijët e tjerë janë rreth 800 kafshët e qendrës — disa me kthetra, disa me shumë pellush, por të gjitha të mrekulueshme,” thotë Torres.

Mes rreth 800 kafshëve të strehës, i preferuari i Anës është luani Jupiter.

Ajo e ka shpëtuar Jupiterin nga cirku, ku ai shpesh abuzohej në përformacat e tij, dhe kthetrat i ishin prerë.

Rrjedhimisht Jupiteri humbi besmin te njerëzit dhe krijoi një fobi nga kontakti me ta.

Por kur erdhi nën kujdesin e Anna Julia, fobia e tij nisi të ndryshonte.

Luani me pas u transferuarnë kopshtin zoologjik të qytetit Monteriasepse zyrtarët e morën atë nga kujdesi i Annas prej mungesës së dokumentacionit.

Jupiter nisi të humbiste në peshë në kopshtin zoologjik dhe u sëmur.

Me qëllim të shpëtonin jetën e tij, Ana Julia arriti ta transferonte atë në një zonë më pranë saj ku merrte kujdeset që kishte nevojë.

Ai u vendos në kopshtin zoologjik të Cali ku mjekët punuar pa u lodhur për t’u kujdesur për të.

Por ata përcaktuan më pas se luani vuante tragjikisht nga kanceri në mëlçi, dhe kaloi ditët e fundit pranë Ana Julias së tij.

Jupiter humbi betejën me kancerin dhe ndërroi jetë në 2020, por Ana Julia thotë se kujtimi i luanit të dashur jeton.

FOTO GALERI
1/7
Jupiter është një luan i butë e i dashur nga Kolumbia që u bë i famshëm teksa jetonte në Refúgio Villa Lorena

Top Channel