19 vjeçarja ushtarake gjendet e vdekur në kazermat britanike, pas ushtarakut të vetëvarur (fotot)

22/01/2022 15:41

Jaysley-Louise Beck, e cila po stërvitej për t’u bërë ushtarake, është gjetur e vdekur në bazën e Larkhill në Britani më 15 dhjetor.

Ushtria ka nisur një hetim për vdekjen e papritur të kadetes së artilerisë, për të cilën familja e saj thotë së ndriçonte çdo dhomë ku hynte, shkruan rrjeti Yorkshire Live .

Familjarët e Jaysley shkruanin: “Ajo ishte një person i dashur dhe i kujdesur që ndihmonte këdo në pozita më të pafata. Nëse dikush ishte në nevojë Jaze ishte patjetër aty”.

Jaysley kishte kryer kursin fillestar në shkollën e ushtrisë në Harrogate dhe ishte vendosur në Larkhill prej vitit 2020.

Vdekja e saj erdhi disa orë pasi një tjetër ushtar u gjet i vdekur në bazën e being Bulford aty pranë.

Korporali Michael Joseph Miah, 28 vjeç, u zbulua i vetëvarur në garazhin e tij.

Ushtria thotë se hetimet vijojnë dhe nuk ka dhënë të tjera informacione.

FOTO GALERI
4/5
Jaysley kishte kryer kursin fillestar në shkollën e ushtrisë në Harrogate dhe ishte vendosur në Larkhill prej vitit 2020.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA