10 të arrestuar në Tiranë/ Mes tyre një 36-vjeçar, aksidentoi për vdekje të moshuarin

22/01/2022 16:54

10 persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës në 24 orët e fundit, ndërsa dy të tjerë janë vënë nën hetim për vepra të ndryshme penale.

Personat që u arrestuan janë:

– E. F., 24 vjeç, J. I., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë;

– D. H., 22 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në mënyrë të parregullt dhe pa leje drejtimi, dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sattiva. Gjithashtu, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë gjatë kryerjes së veprime procedurale;

– K. L., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sattiva.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. N., 30 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. I.,36 vjeç, pasi ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. Rr., 68 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën;

– D. M., 34 vjeç, P. D., 45 vjeç dhe M. K., 45 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– E. T., 33 vjeç, I. U., 22 vjeç pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 vunë nën hetim E. Xh., 36 vjeç, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë imitim pistoletë zhurmuese me disa fishekë dhe një thikë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë vunë nën hetim R. R., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit në ambientin në pronësi të tij, nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan fishekë luftarakë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA