Ish-deputeti Myslim Murrizi i ftuar këtë të premte në Top Talk në Top Channel foli për hetimet që kanë nisur ndaj tij, pasi akuzohet për fshehje të të ardhurave.

Ai ka mohuar akuzat duke theksuar se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar në jetën e tij dhe nëse do të kishte ndodhur nuk do ishte as deputet e as anëtar i Komisionit të Sigurisë.

Sipas Murrizit, kanë tentuar të hakmerren, pasi ai denoncoi në SPAK korrupsionin  me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.

Ka diçka personale që lidhet me tenderin e uniformave të policisë së shtetit. SPAK dhe Gjykata të paktën nga ana formale, se dënuan 8 fatkeqë, por nuk janë ata përfituesit realë të rreth 13 mln euro tek ai tender.  Një tentativë e një grushti njerëzish të pistë, ligësia e shpirtit të tyre. nuk legjitimohen të bëjnë asnjë veprim ndaj murrizit ish deputet. Unë isha denoncuesi. Janë marrë këta viktimat në ndjekje penale, jo Sandër Lleshi as Sekretari i Përgjithshëm. Kanë tentuar të hakmerren se janë shumë të vegjël, të ndyrë saqë mua më kanë dhënë adrenalinë për t’u marrë me ta se i kisha harruar. Ata kanë gjetur një viktimë dhe me përkëdheliun që të firmosin një OPGJ.

Që në fillim thotë që është i dënuar me gjithë dëshirën më të madhe që mund të ketë sigurimi i shtetit, nga 8 dhjetori nuk i pyet kush. Nuk do të isha as deputet as kandidat, jo më nën kryetar kuvendi, anëtar i Komisionit të Sigurisë. Gafë është nëse do kishte lapsus. Jam i padënuar qysh ditën që kam lind, nuk e di dhe nuk kam për t’u interesuar se kush e ka dosjen, nuk më ka thirrur njeri. Ishalla e ka Rrapi Mino, Qemal Lame, Arianit Çela (Ish-prokurorë të diktaturës). jam i qetë me veten dhe Nuk është në xhepin tim as të familjes sime asnjë kokërr leku nga taksat e shqiptarëve, Le të thonë jam i dënuar, nuk jam i dënuar.  Unë e kam thënë me ironi unë që ka hyrë në fuqi ligji i Bashës pa u miratu nga Rama, vetingu i politikanëve, le ta fillojnë me mua, e kanë fillu nga 2002-shi. Unë nuk i ndaj ata (Bashën dhe Ramën).  Kam qenë një zë ndryshe e ata kanë dashur të thonë janë të gjithë njëlloj. Ata kanë thënë ai subjekt ku unë jam aksioner kanë ardhur 60 mijë euro në llogarinë time, një mashtrim i pistë, i ndyrë, ja banka se nuk ka asnjë kokërr leku nga Murrizi  në atë periudhë”, tha ish-deputeti.

Murrizi shpreh habi në lidhje me faktin që nuk është thirrur në Prokurori.

“Kjo është habi që nisja ka qenë nga policia, por e kanë marrë nga 2002-shi. Unë me 2020 kam kërkuar kontroll të thelluar dhe e kam kaluar atë. Sapo të mbyll me gjykatë të shoh nëse ata do e vijoj. Kujto se do t’i lej?! Janë ngatërruar me Murrizin. Nuk jam i kënaqur me hetimin, por nuk i kam futur në burg ata. Thonë se unë nuk jam taksapagues prej 30 vitesh në Shqipëri. Ka bashkëshortja tokë, pse quhet vjedhje? Po nga fshati vijmë ne e s’i përkas Bllokut. Këta fatkeqë nuk e blejnë dot të shikuarën e tyre se hingëllijnë në çdo pushtet se politika është e drejtuar nga spiunë të sigurimit në 30 vite. Unë jam i revoltuar se si kanë dashur t’ua servirin ushqimin qytetarëve”, shprehet Murrizi.

Top Channel