Motoçiklisti i ndjekur nga policia përplaset për vdekje në transmetim direkt (pamje të rënda)

21/01/2022 20:44

Një motoçiklist në një ndjekje të shpejtë nga policia e Los Angeles në SHBA, është përplasur për vdekje teksa filmohej dhe transmetohej direkt nga mediat dhe helikopteri i policisë.

Drejtuesi ende i paidentifikuar  kishte arritur shpejtësinë 220 km/orë  në Roscoe Boulevard në Kaliforni pasditen e sotme, para se të përplasej tragjikisht me të gjithë fuqinë në një mjet tjetër që u kthye majtas, raporton  Fox News .

Policia që nisi të bënte kontrollet e targës zbuloi fillimisht se motoçikleta ishte e vjedhur, sipas zëdhënësit  Sgt. Bruce Borihanh.

Më pas ata thirrën njësinë e helikopterit dhje nuk vijuan ndjekjen me makina.

Por shfaqja e kamerave ajrore u kthye në një tragjedi të rëndë për këdo që ndiqte pamjet e transmetuara.

Rrjeti vendas CBS transmetoi direkt ndjekjen katastrofike madje me lexuesen e lajmeve që vijoi të komentonte deri në momentin e përplasjes, kur dhe nisi heshtja e zymtë.

“Oh Zot!” tha lezuesja duke mbajtur fytyrën me duar. “Më vjen keq që dëshmuan këtë përplasje të motoçikletës me një makinë”.

Autoritetet thanë se motoçiklisti u shpall i vdekur në vendngjarje.

FOTO GALERI
3/3
Shfaqja e kamerave ajrore u kthye në një tragjedi të rëndë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA