Gjermania, rekord infektimesh: Parashikohet trefishimi i rasteve!

21/01/2022 15:20

Ekonomia më e madhe e Europës, Gjermania, regjistroi një rekord prej 140,160 rastesh të reja brenda 24 orësh, dhe më e keqja nuk ka mbërritur ende pasi ministri gjerman i Shëndetësisë, paralajmëroi se deri në mesin e muajit shkurt, numri i infektimeve ditore mund të mbërrijë në 400 mijë.

Madje edhe kjo shifër do të arrihej me një skenar optimist nëse dozat përforcuese ofrojnë mbrojtje më të madhe, tha Karl Lauterbach i cituar nga Reuters.

Në rastin më të keq, niveli i infektimeve të reja në një ditë mund të shkojë edhe në më shumë se 600 mijë, nëse doza përforëcuese nuk ofron dot mbrojtjen e shpresuar.

Karl Lauterbach: Problemi nuk është se do të rriten vetëm infektimet. Ne presim që gjatë javëve të ardhshme, të shtohet ndjeshëm edhe numri i pacientëve në repartet e terapisë intensive nëpër spitale.

Deri më tani, koronavirusi ka marrë më shume se 116 mijë jetë njerëzish në Gjermani. Pandemia vazhdon përhapjen me vrull, edhe pse niveli i imunizimit në vend është mjaft i lartë: 73 për qind e popullsisë gjermane është vaksinuar dhe gati 50% ka marrë edhe dozat përforcuese.

Top Channel