Franca miraton dokumentin e detyruar të vaksinimit, por jo për mitingjet elektorale (fotot)

21/01/2022 18:25

Këshilli Kushtetues i Francës ka miratuar sot dokumentin e kontestuar të vaksinimit të detyruar për të hyrë në bare, restaurante e kinema, por çuditërisht me përjashtim te mitingjeve elektorale.

Dokumenti i ri është pjesë e politikave të presidentit Emmanuel Macron, siç ka thënë ai “për t’ia nxirrë jetën të pavaksinuarve”, duke kërkuar vetëm vaksinim dhe jo më teste negative tamponi apo provë të kalimit të infeksionit se fundmi.

Por pak më shumë se dy muaj para zgjedhjeve, Këshilli Kushtetues refuzoi kërkesën që dokumenti të kërkohet në mitingjet elektorale.

Dokumenti i vaksinimit ka sjellë një nxitje të re në protestat e përjavshme popullore për kufizimet e infeksionit në jetën e përditshme publike.

Disa deputetë franceze kanë apeluar në gjykatë faktin që dokumenti i detyruar i vaksinës është anti-kushtetues, veçanërisht vendimi që pronarët e kafeneve e restoranteve të kontrollojnë dokumentin e vaksinimit dhe atë të identitetit të klientëve.

Rregulli i ri që hyn në fuqi të hënën ndalon të pavaksinuarit nga thuajse të gjitha vendet publike.

Ndërsa për mitingjet politike gjykata kushtetuese tha se kerkimi i dokumentit te vaksinimit “shkel lirinë e shprehjes e komunikimit … që janë të çmuara si kushte për demokracinë.”

FOTO GALERI
1/4
Franca ka miratuar dokumentin e kontestuar të vaksinimit të detyruar por çuditërisht me përjashtim te mitingjeve elektorale

Top Channel