I zhgënjyer Thomas Brdaric. Vllaznia e tij nuk arriti merrte dot fitoren e parë për vitin 2022 as në sfidën ndaj Egnatias duke regjistruar një tjetër barazim. Brdaric e analizoi kështu paraqitjen e kuqebluve ndaj rrogozhinasve.

“Është e rëndësishme të analizojmë mirë ndeshjen edhe të mos gjejmë alibi. Nuk e kuptoj pse në pjesën e parë ishim të ngadaltë me topin. Më pas edhe në mesfushë. Kishim mundësi të dilnim përpara por nuk e di pse nuk e bëmë. Më pas pësuam gol, por sërish ishim të ngadaltë. Mendoj se sot kishim mungesë efikasiteti dhe kjo na penalizoi.”

Ndoshta skuadra hyn në momente vetëkënaqësie në momente të tilla? – E rëndësishme është të jesh i bindur përpara ndeshjes që ajo sfidë mund të fitohej dhe unë kisha një ndjesi të mirë përpara këtij takimi. Më pas skuadra ishte në vështirësi përballë një ekipi të mire organizuar siç është Egnatia, të cilës dua t’i bëj komplimente dhe më pas çaluam.

Koment për rastin nga Aralica dhe atë ndërhyrje të thjeshtë të Adilit – Duhet të kemi përqendrim maksimal në çdo ndeshje dhe nuk e pash në pjesën e parë. Pash disa lojtarë që nuk e kishin fare këtë sepse e kishin marrë lehtshëm këtë ndeshje, gjë që nuk u pa sot në fushë.
Dy gabime që kushtojnë për kampionatin – Kur vë synimin për të qenë një nga skuadrat më të mira të kampionatit, këto gabime duhen të evitohen dhe mendoj se kjo sfidë nuk u fitua prej gabimeve tona.

Keni objektiv një sulmues apo jeni i kënaqur me ata që keni në dispozicion? – Sigurisht që të gjithë jemi të zhgënjyer nga mungesa e golave të ekipit. Ata nuk po arrijnë të realizojnë dhe ne duhet të flasim me ta për të vendosur se çfarë duhet të bëjmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA