Mijëra banorë indonezianë të ishullit Bali sfiduan kufizimet dhe vërshuan në rrugët e kryeqytetit për ceremoninë e shkëlqyer të kremimit të mbretit.
Rituali i sofistikuar për mbretin Anak Agung Manik Parasara, i cili vdiq në fund të dhjetorit në moshën 76 vjecare, kishte nisur në 2 janar dhe përfundoi sot.
Turistët dhe shumica vendase hindu mbushën rrugët e Denpasar për ceremoninë tradicionale të kremimit të njohur në vend si “pelebon”.
Pas kompletimit të saj besohet se shpirti i të kremuarit arrin në mbretërinë e lartësuar ku pret ringjalljen.
Anëtarë të familjes mbretërore parakalonin pas çadrave të florinjta, ndërsa dhjetra burra me veshje tradicionale mbanin trupin e mbretit në një kullë 10m të lartë.
Procesionin e shoqëronte statuja e demonit Ogoh Ogoh.
Mbetjet e mbretit Parasara pas kremimit do të lëshohen në det.
Parasara njihej si një lider shpirtëror dhe mbrojtës i tolerancës fetare.
Por në 2004 ai u dënua për vrasjen me thikë të vëllait nga njerka.
Ai u lirua pasi kreu 1 vit në burgun Kerobokan në Bali.
Top Channel