Bali i jep lamtumirë mbretit në ceremoninë madhore të kremimit (fotot)

21/01/2022 19:41

Mijëra banorë indonezianë të ishullit Bali sfiduan kufizimet dhe vërshuan në rrugët e kryeqytetit për ceremoninë e shkëlqyer të kremimit të mbretit.

Rituali i sofistikuar për mbretin Anak Agung Manik Parasara, i cili vdiq në fund të dhjetorit në moshën 76 vjecare, kishte nisur në 2 janar dhe përfundoi sot.

Turistët dhe shumica vendase hindu mbushën rrugët e Denpasar për ceremoninë tradicionale të kremimit të njohur në vend si “pelebon”.

Pas kompletimit të saj besohet se shpirti i të kremuarit arrin në mbretërinë e lartësuar ku pret ringjalljen.

Anëtarë të familjes mbretërore parakalonin pas çadrave të florinjta, ndërsa dhjetra burra me veshje tradicionale mbanin trupin e mbretit në një kullë 10m të lartë.

Procesionin e shoqëronte statuja e demonit Ogoh Ogoh.
Mbetjet e mbretit  Parasara pas kremimit do të lëshohen në det.

Parasara njihej si një lider shpirtëror dhe mbrojtës i tolerancës fetare.

Por në 2004 ai u dënua për vrasjen me thikë të vëllait nga njerka.

Ai u lirua pasi kreu 1 vit në burgun Kerobokan në Bali.

 

FOTO GALERI
2/7
Rituali i sofistikuar për mbretin Anak Agung Manik Parasara, i cili vdiq në fund të dhjetorit në moshën 76 vjecare, kishte nisur në 2 janar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA