Zgjedhjet në 6 bashki/ Rama: Nuk ka vend për deputetët. PS nuk i jep shans të dytë askujt që e ka vënë në pozitë të vështirë

20/01/2022 14:48

Kryeministri Edi Rama të enjten pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste në një deklaratë për mediat është ndalur tek dy çështje; Këshillimi Kombëtar dhe zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Në fjalën e tij para gazetarëve, Rama sqaroi se Këshillimi Kombëtar bëhet për t’i marrë një opinion qytetarëve, ndërsa në lidhje me  zgjedhjet e pjesshme lokale u shpreh se do të marrin pjesë dhe do të respektojnë afatet.

Kryeministri u pyet nëse do të ketë kandidate femra në këto gjashtë që do të kandidohet, Rama tha se vijon t’i mbetet qëndrimit se “mes 10 burrave dhe një gruaje, zgjedh këtë të fundit”.

Do të shkojnë në të gjitha familjet dhe nëpërmjet kanalit digjital, do të mund të marrin pjesë në këtë Këshillim dhe i ftoj të gjithë ta bëjnë. Është diçka miqësore për këshillim për disa çështje që nuk është se na mungojnë kartonat, por na duhet të marrim një opinion qytetarësh përtej partive, llogoreve dhe të gjithë hapësirë së politikës. Nuk është një nevojë taktike, por një nevojë reale për të pasur një ide të qartë se cfarë mendojnë njerëzit pavarësisht partive. Sa i përket vendimit për të bërë zgjedhjet në 6 bashki, kemi filluar organizimin, është një proces ku do të jemi pjesë, do respektojmë afatet, do paraqesim kandidatet. Nuk mendoj që do të kemi deputetë në këtë garë dhe ky është mendimi i kryesisë. Sa i përket grave, e dini që mes një gruaje dhe 10 burrave, unë zgjedh një grua”, tha Rama.

Sa i përket shanseve të dyta, Rama tha se nuk i jep mundësi askujt që i ka vënë në pozitë të vështirë me qytetarët.

Shanset e dyta jepen në marrëdhënie individuale, mund ti japim njëri-tjetrit kur jemi miq dhe shanset e dyta i jep pastaj Zoti, ndërsa PS nuk i jep shanse të dyta askujt që e ka vënë në pozitë të vështirë duke gënjyer. Nuk ka shanse të dyta për askënd për të gjithë ata që kanë probleme me ligjin e pastërtisë”, deklaroi kryeministri.

Presidenti Ilir Meta vendosi këtë të enjte të shpallë dekretin për zgjedhjet e pjesshme lokale me datën 6 mars. Janë gjashtë bashki ku do të votohet për kryetarët në këtë pjesë të mbetur të mandatit. Mazhoranca socialiste është shprehur e gatshme për të respektuar afatin e vendosur, kurse forca më e madhe opozitare, Partia Demokratike është paraqitur me përplasje mes Bashës dhe grupit të rithemelimit që pretendon se drejton PD-në.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA