Shumica e rasteve të Sindromës së Havanës nuk janë shkaktuar nga fuqi të huaja, thotë CIA

20/01/2022 17:26
Sindroma u raportua fillimisht në Kubë në 2016

Shumica e rasteve të sëmundjes misterioze të zyrtarëve amerikanë e njohur tashmë si “Sindroma e Havanës” nuk janë shkaktuar nga kundërshtarë të huaj, tha sot një zyrtar i CIA-s.

Prej vitit 2016, diplomatët amerikanë në vende të ndryshme të botës kanë raportuar simptoma, çka nxitën supozimet se Kina ose Rusia mund të ishin përgjegjës për sulme të panjohura mundësisht me valë radio.

Por në shumicën e rreth 1,000 rasteve të analizuara nga CIA zyrtarët thanë se gjendjet shpjegoheshin me “stresin apo shkaqet natyrale.”

Publikimi i konkluzioneve ka zemëruar shumë nga ata që pësuan sindromat që i quajtën raportimet “jo-bindëse”.

CIA tha se ende po studion një numër rastesh të pashpjeguara, në të cilat nuk është përjashtuar mundësia e rolit të fuqive të huaja.

Amerikanët që janë prekur nga Sindroma e Havanës kanë raportuar marrje mendsh, dhembje koke dhe një zhurmë të dhimbshme në veshët e tyre. Kjo u raportua fillimisht në Kubë në 2016, por prej atëherë raste të ngajshme janë raportuar në Gjenevë, Berlin e vende të tjera.

Zyrtari i CIAs tha për partnerin amerikan të BBC, CBS se “nuk janë gjetur prova te përfshirjes së agjentëve shtetërorë në ndonjë prej incidenteve”.

Shumica e rasteve mund të shpjegohen me “gjendje mjekësore ose mjedisore, si sëmundje të padiagnostikuara më parë”, tha zyrtari.

Ai shtonte se “ka pak gjasa që një aktor i huaj të kryejë një fushatë të tillë me një armë apo mekanizëm.”

Por grupi përfaqësues i viktimave nuk ishin të kënaqur.

“Kjo nuk mund dhe nuk duhet të jetë fjala e fundit për çështjen, sepse nuk është as definitive as e kuptueshme”, tha grupi i viktimave të Sindromës së Havanës.

FOTO GALERI
2/3
Publikimi i konkluzioneve ka zemëruar shumë nga ata që pësuan sindromat që i quajtën raportimet “jo-bindëse”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA