Banorët që jetojnë në pallate të ndërtuara para viteve 90, përmes Fondit të Komunitetit mund të përfitojnë projekte për rregullimin e fasadës, termoizolimit por së fundmi ka pasur kërkesa për instalimin e ashensorëve.

Në këtë pallat 5-katësh, ku jetojnë 15 banorë termoizolimi i godinës i ka ndihmuar dhe për kursimin e energjisë elektrike.

Për projektet që miratohen gjysmën e shpenzimeve e paguajnë banorët ndërsa gjysmën tjetër Bashkia e Tiranës.

Fondi i Komunitetit ka nisur të aplikohet që prej 2017-ës, numri më i lartë i projekteve ishte vjet me 57 të miratuara ndërsa këtë vit pritet që të miratohen 70 projekte.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA