Psikologia Jorida Rustemi ka folur në “Wake Up” për figurat e njohura që zgjedhin të shfaqin emocionet e tyre para publikut duke thënë se disa prej tyre e bëjnë për vëmendje.

Për këtë i referohet dhe rrjetit social Instagram duke thënë se e dinë që është lloj publiciteti dhe në këtë mënyrë rrisin ndjekësit dhe pëlqimet.

“Në momentin që një person publik shfaq emocionet e veta në medium sociale, ajo çfarë vihet re kohët e fundit është se bëhet për një lloj publiciteti, për të rritur vëmendjen, liket, mbështetjen nga followersat ose numrin e tyre. Bëhet edhe për të mbështetur një biznes që po përpiqesh të aktivizohesh ose je aktivizuar.

Në pjesën më të madhe, sic duket nga analizat e tyre, njerëzit të cilët janë publik, janë të njohur për aktivitetin e tyre, e përdorin në mënyrë strategjike dhe është e kuptueshme për sa kohë janë të mësuar me mënyrat se si reagon publiku dhe të dinë se çfarë duhet bërë”, tha Rustemi.

 

Top Channel