Joseph Ratzinger nuk veproi kundër priftërinjve që abuzuan seksualisht me disa fëmijë në Gjermani

20/01/2022 14:01

Një hetim mbi abuzimin seksual të kryer brenda Kishës Katolike në Gjermani ka arritur në përfundimin se Papa Benedikti i XVI nuk mori masat e duhura për katër raste të abuzimit me fëmijët që mendohet se ndodhën mes viteve 1977 dhe 1982, në kohën kur ai ishte kryepeshkop i Mynihut.

Dy nga këto katër raste, përfshinin priftërinj të cilët, pavarësisht se ishin akuzuar për ngacmim seksual, vazhduan të mbanin detyrën e tyre gjatë të njëjtës periudhë që Ratzinger ishte kryepeshkop.

Rezultatet e një hetimi të tillë priteshin nga Kisha Katolike në Gjermani. Ky raport flet gjithsej për 497 raste, kryesisht meshkuj të rinj, të cilët kanë vuajtur abuzimin seksual në kryepeshkopatën e Mynihut dhe Freising-ut nga viti 1954 deri në vitin 2019.

Bendedikti i XVI, i cili sot është 94 vjeç, dha dorëheqjen si Papë në vitin 2013, i ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura.

Top Channel