Presidenti Ilir Meta nis konsultimet me partitë politike për zgjedhjet e pjesshme lokale.
Në orën 12:30 do të presë kryetarit e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në kuadër të konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme lokale.
Dy ditë më parë, Meta i ka dërguar një shkresë zyrtare, Kryeministrisë ku i kërkon informacion mbi numrin e Bashkive të mbetura pa kryetar.
Kjo letër vjen pas përgjigjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri.
“Kush janë saktësisht ato njësi vendore në të cilat përgjatë kësaj periudhë 30 qershor 2019-janar 2022, sipas informacionit dhe vlerësimit tuaj Kryetarëve të Bashkisë u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme”, nënvizon Presidenca.
KQZ-ja, përmes një shkrese zyrtare, i ktheu më herët përgjigje presidentit Meta, sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve lokale.
Meta kishte kërkuar informacion nga KQZ-ja në lidhje me vakancat në pozicionet e kryetarëve të Bashkive.
Në përgjigje, KQZ shkruan se, Bashkitë pa kryetar janë Vora, Dibra dhe Shkodra, ndërsa nënvizon se, nuk ka dijeni për Lushnjën, Rrogozhinën dhe Durrësin, pasi duheshin informuar nga Këshilli i Ministrave.
Bashkitë që kanë mbetur pa kryetar janë ato të Shkodrës, Vorës, Durrës, Rrogozhinës, Dibrës dhe Lushnjës.
Aktualisht, Vora, Durrësi, Rrogozhina dhe Dibra drejtohen nga kryetar të emëruar dhe jo të zgjedhur.
Ndërsa Voltana Ademi në Shkodër vijon të mbajë mandatin përtej afateve.
Top Channel