“Më bënë t’i thërras mendjes”, Alesja tregon çfarë i thanë prindërit për sjelljen ndaj Albit

19/01/2022 18:45

Alesja i kërkoi falje Albit për sjelljen e saj, kur i tha se po i ushtron presion pas momentin që u deklarua për të.

Alesja tha se ndikoi pasiguria, pasi deklarata e Albit ishte shumë e shpejtë dhe mendonte se nuk ishte e sinqertë.

Këtë herë ata zhvilluan një takim sqarues. Konkurrentja i tha Albit se reagimet gjithë tension ndaj tij, kanë qenë për shkak se ai i ka folur në momentet e gabuara: “Kam qenë në nerva e sipër, nuk mund të vish pikërisht në atë moment dhe të më thuash çfarë ke”.

Albi donte të dinte si e kanë parë situatën familjarët e Alesjas.

Më mbështetën, më thanë që të qetësoja dhe e mbështesnin shumë Albin, e besonin shumë deklaratën e tij. Më bënë të reflektoj”, tha ajo.

Nga ana tjetër, Albi tha se familja e kishte kritikuar për vendimin që mori, për të qëndruar sërish në program.

Kam pasur debat shumë të fortë me familje, kur vendosa të qëndroj në program. Duke parë reagimet që Alesja kishte bërë ndaj meje, edhe pse u mundova ta shpjegoja. Megjithatë, herët a vonë ata gjithnjë i kanë pranuar zgjedhjet dhe vendimet e mia”.

Më vjen shumë keq për mënyrën si jam shprehur. I kërkoj shumë ndjesë, por thjesht më kuptoni. Kemi nevojë për kohë që të njohim njëri-tjetrin”, tha Alesja.

Ndërkohë, Albi nuk përjashtoi mundësinë se “i kanë marrë mësysh”, pasi siç tha, çdo gjë nisi shumë mirë dhe ngeci në një moment.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA