Ministrja gjermane për Evropë, Anna Luhrmann po zhvillon sot vizitën e saj të parë në Shqipëri, pas marrjes së detyrës.

Zv. kryeministri Arben Ahmetaj ka mbajtur një konferencë për mediat së bashku me ministren gjermane, ndërsa deklaroi se shpreson që në 6 muajit e ardhshëm të hapen formalisht negociatat për Shqipërinë. Ai shtoi se Shqipëria i ka bërë tashmë detyrat e saj të shtëpisë përsa i përket integrimit.

Ndërkaq, zv. kryeministri i shprehu ministres shqetësimin e kryeministrit për vonesën në proces, duke theksuar se tanimë nuk ka asnjë vend anëtar të BE-së që ta pengojë integrimin.

“Ndava me ministren të gjithë atë ndjesi dhe shqetësim që kryeministri Rama dhe qeveria shqiptare ka për vonesën e hapjes formale të negociatave me BE-në, duke theksuar se qytetarët shqiptarë, Shqipëria vazhdon të referojë një mbështetje rreth 90 për qind në të gjitha sondazhet për procesin e integrimit evropian. I shpreha keqardhjen ministres se tashmë ne i kemi bërë të gjitha detyrat e shtëpisë.

Sot që flasim nuk ka asnjë vend anëtar të BE-së që të ngrejë një problematikë që ta pengojë hapjen formale të negociatave. Megjithëse Komisioni ka tre vite rresht që konfirmon se Shqipëria ka bërë detyrat e shtëpisë. Megjithëse edhe në KiE është pohuar e njëjta gjë. Në gjashtë muajit e ardhshëm shpresojmë që të kemi hapjen formale të negociatave. Ashtu sic KiE e ka theksuar hapja e negociatave bazohet mbi meritat. Jemi gati që të kapim kohën e humbur”, tha Ahmetaj.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA