Lavrov: Rusia nuk pranon kërkesa për operacione ushtarake në territorin e saj (fotot)

18/01/2022 19:45

Në një konferencë shtypi me homologen e tij gjermane në Moskë, ministri rus Sergei Lavrov tha se nuk pranon kërkesa për operacione ushtarake në territorin e saj.

Muajin që kaloi Moska bëri disa kërkesa të lidhura me mbrojtjen për NATO-n dhe SHBA, për reduktimin e influencës së tyre në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.

Kërkesat janë në qendër të negocjatave mes Rusisë dhe përfaqësuesve të SHBA, NATO, dhe OSCE pas shqetësimeve për një plan të mundshëm pushtimi te Ukrainës.

Sot Moska refuzoi bisedime të reja për Ukrainën në rast se Perëndimi nuk i përgjigjet kërkesave të saj.

Sipas raportimeve mijëra trupa ruse janë akumuluar pranë kufirit me Ukrainën dhe Perëndimi akuzon Moskën se po përgatit një sulm.

Rusia refuzon pretendimet por insiston në kërkesat e saj, veçanërisht në ndalimin bashkimit të Ukrainës me aleancën e NATO.
Ministri i jashtëm rus Lavrov tha sot se nuk do të ketë negocjata të tjera nëse Perëndimi nuk jep përgjigje konkrete.

“Ne tani presim përgjigje për propozimet, siç na ishte premtuar, në mënyrë që të vijojmë me negocjatat”, tha ai në konferencën me ministren gjermane Annalena Berbock.

“Le të shpresojmë se bisedimet do të vijojnë,” shtoi Lavrov.

Uashingtoni i ka refuzuar kërkesat mes të cilave përfshihet kufizimi i dislokimeve ushtarake në vendet e ish-Traktatit të Varshavës që janë bashkuar tashmë me NATO.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se sekretari Blinken do të shkojë në Ukraine për të siguruar presidentin Zelensky për mbështetjen e SHBA.

Më pas Blinken do të jetë në Berlin për bisedime katër-palëshe me Britaninë, Francën e Gjermaninë për krizën.

FOTO GALERI
3/5
Ato mbërritën në portin e Detit të Zi  në bordin e një transportueseje, sic raportonin fotografët e rrjetit AFP.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA