Kina e Korea e Veriut rihapin hekurudhën lidhëse pas dy vjet mbylljeje (fotot)

18/01/2022 16:24

Korea e Veriut ka rinisur transportin hekurudhor të mallrave me Kinën pas dy vjet pezullimi prej koronavirusit, njoftoi dje ministria e jashtme kineze.

Zëdhënësi Zhao Lijian tha se “pas konsultimeve miqësore mes dy palëve” hekurudha mes Dandong në Kinë dhe Sinuiju në Korenë e Veriut është rihapur.

“Dy palët do të punojnë për lehtësimin e tregtisë normale mes vendeve duke garantuar parandalimin dhe sigurinë e sëmundjes,” tha Zhao, kur u pyet nga gazetarët për raportimet e një treni të ardhur nga Korea e Veriut në Dandong në fundjavë.

Dy vendet kishin pranuar në nëntor të hapnin kufijtë e tyre por raportohet se hoqën dorë pas zbulimit të shtimit të rasteve të virusit në Dandong.

Hekurudha Dandong-Sinuiju kalon përgjatë lumit Yalu dhe është rruga kryesore tregtare mes Kinës e Koresë së Veriut, në një kohë kur kjo e fundit vuaan nga mangësi të mëdha furnizimi me ushqim, mjekime e magësi të tjera prej sanksioneve të ashpra ekonomike të SHBA e OKB.

Kina është furnizuesi kryesor i Koresë së Veriut dhe përbën 90 përqind të tregtisë së jashtme të vendit të izoluar.

Ndërkohë Peniani ka mbyllur kufijtë për të gjithë vizitorët dhe fluturimet e huaja, madje dhe udhëtimet e brendshme janë kufizuar.

Nuk ka raportime zyrtare për raste koronavirusi në Korenë e Veriut por vendi ka refuzuar vaksinat perëndimore të Covid-19.

The Financial Times raportonte në nëntor se imazhet satelitore tregonin ndërtimin e disa qendrave të dekontaminimit në pika doganore, që tregonte se vendi po përgatitej për rihapjen  ndaj importeve.

FOTO GALERI
1/3
Korea e Veriut ka rinisur transportin hekurudhor të mallrave me Kinën pas dy vjet pezullimi prej koronavirusit, njoftoi dje ministria e jashtme kineze.

Top Channel