Ish e dashura nuk pranoi t’i jepte një shans të dytë, 32-vjeçari shqiptar kryen vetëvrasje

18/01/2022 12:12

Greqi – Një 32-vjeçar me origjinë shqiptare u gjet i varur në pemë pasditen e së hënës në Markopuolo të Ilisë.

Ai kishte paralajmëruar se do të kryente vetëvrasje pasi ish-partnerja e tij nuk donte të kishte më lidhje me të.

Sipas patrisnews, 32-vjeçari identiteti i të cilit nuk dihet, ka shkuar në shtëpinë e ish-partneres së tij për t’i kërkuar asaj që t’i japë sërish një shans.

Kur ajo refuzoi, ai është kthyer i zhgënjyer në shtëpi, duke shprehur se do të kryente vetëvrasje. Pak më vonë vajza ka njoftuar policinë duke i thënë se i kishte marrë një mesazh se ish i dashuri dëshironte t’i jepte fund jetës.

Top Channel