Grabitësi vjedh makinën bashkë me pasagjerin prapa, i cili informoi policinë (fotot)

18/01/2022 17:40

Një burrë në Ohio (SHBA) vodhi një makinë pa e parë se një pasagjer adoleshent po flinte në sediljen e pasme.

Kjo bëri që ngjarja të zhvillohej në një ndjekje të shpëjtësisë së lartë kur adoleshenti i dha vendndodhjen autoriteteve, tha policia.

19 vjeçari Raylon Scott, po shplodhej në sediljen e pasme të nje makine Audi A4 në një pikë shitje Hyundai në qytezën e Findlay kur grabitësi 32 vjeçar Justin Vaughn, kërceu në vendin e shoferit dhe u largua bashkë me Scott brenda makinës.

Scott dhe mikesha e tij, Kharisma Guajardo, 17 vjeçe, e kishin sjellë makinën Audi në pikën e shitjes për ta shitur ose bërë pazar.

Policia u njoftua shpejt se makina po vidhej dhe Guajardo arriti ta gjurmonte mjetin që u largua me shpejtësi drejt lindjes në autostradën US 224.

Scott i dërgonte tekste shoqes së tij ku përshkruante vendndodhjen dhe sjelljen kërcënuese të Vaughn, të cilat më pas i kaloheshin autoriteteve.

Ndjekja përfundoi kur Vaughn përplasi makinën Audi në perëndim të Sycamore.

Si grabitësi Vaughn dhe pengu i tij Scott, pësuan plagë të lehta nga përplasja, tha policia, duke shtuar se oficerët e arrestuan për grabitje dhe rrëmbim personi.

FOTO GALERI
2/3
32 vjeçar Justin Vaughn, kërceu në vendin e shoferit dhe u largua bashkë me Scott brenda makinës.

Top Channel