Erdogan: Godisni organizatën FETO/ Erdogan e mbylli vizitën në xhaminë Et’hem Beut

18/01/2022 00:32

Presidenti i Turiqisë Rexhep Taip Erdogan e mbylli vizitën në vendin tonë me një ndalesë në xhaminë Et’hem Beu në Tiranë.

Kjo xhami u rikonstruktua falë fondeve të TIKA, Agjencia Turke për bashkëpunim dhe Kooperim Ndërkombëtar. Presidenti Erdogan njoftoi se deri në muajin e Ramazanit mund të zgjidhet dhe problemi për përfundimin e ndërtimit të xhamisë Namazgjasë.

Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se së shpejti do të fillojë puna dhe për rilindërtimin e xhamisë së Plumbit në Shkodër. Më herët presidenti Erdogan mbajti një fjalim në Kuvend, ku ai kërkoi që Shqipëria të godasë organizatën FETO dhe këtë e cilësoi si parakusht për miqësinë e dy vendeve.

Top Channel