Para disa muajsh në një depozitë uji në banesën e Redion Hysës janë gjetur dy armë të cilat pas ekspertizës së bërë rezultoi se ishin të përdorura në vrasjen e Xhulio Prelës.

Arma tip kallashnikov u përdor nga kushërinjtë Hysa për të qëlluar drejt kamerave të sigurisë të një karburanti që kishin filmuar vrasjen e efektivit, ndërsa arma tjetër tip pistolet TT pas ekspertizës balistike e provoi që ishte arma me të cilën i mori jetën efektivit të FNSH.

Që prej dhjetorit të vitit 2020 vijojnë të jenë në burg Redion Hysa dhe Sokol Hysa, kushërinj të cilët qëlluan kamerat e sigurisë të një objekti.

Ndërkohë Nikoll Sherniku u lirua pak kohë më parë për mungesë provash ndërsa vijon të jetë në kërkim autori i dyshuar si Brilant Martinaj.

Nikoll Sherniku u la në arrest shtëpie nga Gjykata e Lezhës së bashku me Sokol Hysën ndërsa Redion Hysa vijon të jetë në burg.

26-vjeçari Xhulio Prela u vra në datën 5 dhjetor në superstradën Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Gajush.

FOTO GALERI
3/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA