Burri pa flokë therret nga vrasësit që besonin se kishte flori në kokë (fotot)

18/01/2022 21:12

Një burrë në Mozambik është vrarë brutalisht me prerje koke, me sa raportohet prej bestytnisë se njerëzit pa flokë kanë flori brenda kokës së tyre, shkruante britanikja Metro.co.uk

Një hetim ka nisur në skenën e rëndë të krimit, pas vrasjes nga kriminelët, që në mënyrë makabre thuhet se kërkonin të shisnin kokën e tij në Mali.

Por sipas të përditshmes rajonale The South African blerësi i interesuar ishte zhdukur para kryerjes së transaksionit.

Vrasësit e zhgenjyer, e kishin flakur kokën në qytetin qendror të Mali, Muandiwa.

Ky rast është i pari i njohur i llojit të tij.

Dhe në fakt sipas spekullimeve, mund të jetë një tendencë e re makabre ku njerëzit vrasin për floririn që besohet se mund të ketë në kokat qerose.

Rrjeti BBC ka raportuar mbi një sulm të tillë rituali afrikan në 2017, kur të paktën pesë njerëz u vranë për pjesët e trupit të tyre.

Besohet se njerëzit përfshihen në një dhunë të tillë pasi shtriganët fisnorë i bindin për supersticione floriri por në fakt i kërkojnë kokat për qëllimet e tyre të tjera.

Asokohe zyrtari i policisë së Mozambikut, Afonso Dias tha: “Motivet e vrasësve vijnë nga supersticioni dhe kultura, komuniteti beson se njerëzit qerosë janë të pasur”.

Vrasjet për organe janë një problem në disa pjesë të Afrikës, në të cilat shënjestrohen më shumë njerëzit me albinizëm, pra me tipare të zbardhura, pa ngjyra të lëkurës.

Komunitetet në të gjithë kontinentin përdorin shtriganë në vend të doktorëve ose për të arritur pasuri, fertilitet, pushtet apo dëshira të tjera, dhe shpeshherë pjesë trupore janë të kërkuara në rituale.

FOTO GALERI
2/4
Shtriganët fisnorë i bindin për supersticione floriri por në fakt i kërkojnë kokat për qëllimet e tyre të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA