Burri drogon bashkëshorten që kolegu i tij ta përdhunojë sipas planit djallëzor (fotot)

18/01/2022 15:57

Një histori përverse u detajua kësaj jave dje në gjykatën e lartë të Singaporit, ku një burrë pranoi tentativën e përdhunimit të gruas së një kolegut të tij, pasi ishte ftuar ta bënte këtë nga bashkëshorti i saj.

Asnjë nga personat e përfshirë në çështjen e rëndë nuk janë emëruar publikisht për arsye të “natyrës së krimeve të kryera”, shkruanin mediat vendase.

Në vitin 2017, 47-vjeçari i akuzuar pranoi ftesën e kolegut të tij të punës për të shkuar në shtëpinë e tij për të bërë seks me gruan e tij që “kishte humbur ndjenjat”, shkruan rrjeti vendas Channel News Asia .

Dyshja e kolegëve kishin punuar bashkë prej vitesh.

Gruas i ishin dhënë droga dhe alkool ndërsa burri po shikonte teksa kolegu tentonte të përdhunonte gruan.

Sipas raportimeve tre fëmijët e çiftit dhe shërbëtorja , ishin duke fjetur në dhomën tjetër.

Por gjatë zhvillimit “përdhunuesi” i kishte ndaluar sulmin seksual ndaj gruas pa ndjenja, pasi keqfunksionimi i tij erektil e bënte të pamundur  të kompletonte abuzimin.

Më pas gjatë aktit pervers gruaja kishte ardhur në vete, kishte hequr mbyllësen e syve që i ishte vendosur nga bashkëshorti dhe kuptoi atë që po ndodhte.

Përdhunuesi ishte larguar.

Ai pranoi më pas akuzën e konspiracionit për të kryer përdhunim  dhe akuzën e dytë të shkeljes së moralit.

Ndërsa gruaja arriti njëfarë hakmarrjeje pasi kërkoi që bashkëshorti i saj dhe koelgu i tij të shkruajnë letra pranimi e pendese, dhe ata e bënë.

Në letrën turpëruese, kolegu përdhunues pranonte dhe keqfunksionimin e organit të tij seksual që ndikoi në mosrealizimin e krimit.

Ai më pas ishte testuar dhe rezultoi se vuante realisht nga keqfunksionimi erektil.

Prokurori Chee Ee Ling kërkoi dy vjet e gjysmë burg për të akuzuarit në korrik 2018, nga të cilat ata kanë kryer 1.5 vjet.

FOTO GALERI
1/3
Një histori përverse u detajua kësaj jave dje në Gjykatën e Lartë të Singaporit

Top Channel