Beatrix e ‘akuzoi’ se pëlqen Donaldin, vëllai i Egzonës i del në krah të motrës!

18/01/2022 09:10

Hyrjet e reja në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nuk kanë shkaktuar pak trazira apo ngacmime.

Një prej banoreve të reja të “Big Brother VIP” është edhe moderatorja Egzona Rafuna, e cila u përfol gjatë për marrëdhënien e saj me Donaldin dhe për mënyrën se si partnerja e tij e kishte pritur.

Beatrix iu nënshtrua një misioni nga “Vëllai i Madh” ku duhet të dramatizonte një situatë, dhe ajo zgjodhi të ekzagjeronte reagimin e saj ndaj shoqërisë së Egzonës me Donaldin, duke i thënë asaj që e ka qejf.

Kjo normalisht që nisi e gjitha si lojë, por Trixa kishte vendosur që në qendër të provokimeve të ishte Egzona dhe Donaldi!

Kjo lojë nuk solli aspak reagime të mira dhe nuk u prit aspak mirë nga ana e Egzonës! Trixa kishte zgjedhur që t’i provokonte këta të fundit ku i është drejtuar Donaldit duke i thënë se, sipas saj, Egzona e ka qejf e duke i bërë të ditur xhelozinë e saj. Egzona u mundua që ta mbante veten por në fund mes lotësh u shpreh se ishte e shqetësuar edhe për faktin se si do ta prisnin familjarët e saj.

E pak më parë ka reaguar pikërisht një familjar i saj dhe bëhet fjalë për të vëllain, i cili me anë të një Instastory në llogarinë e tij në Instagram, teksa ka postuar një foto krah së motrës, ka shkruar: “Bëhu e fortë motrushi jem”.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel