Alvisa flet për marrëdhënien me Bashkimin: S’guxoja të thosha një fjalë se shpërthente bomba…

18/01/2022 15:39

Bashkimi dhe Alvisa, çifti që u njoh në programin e dashurisë “Për’puthen” ishin të ftuar në Breaking për të folur rreth marrëdhënies së tyre jashtë kamerave.

Gjatë intervistës Alvisa ka treguar  se si ka qenë marrëdhënia e tyre brenda programit dhe raporti i saj me Arjan Konomin.

 “Nuk guxoja të thosha një fjalë unë, se përndryshe kishte një bombë atomike aty që shpërthente.

Sa i përket marrdhënies me Arjanin nuk kam asnjë komunikim. Nuk kem i pasur ndonjëherë një marrëdhënie. Qëkur kam hyrë më ka pritur me këmbët e para. Nga ana ime nuk ka pasur asnjëherë diçka por shihet si ka qenë ai”- tha Alvisa.

Ndër të tjera, u shpreh se Bashkimi e ka në dorë vijimësinë e romancës së tyre pasi jeton mes SHBA- Kosovës dhe Shqipërisë. Ai u shpreh se nuk largohet nga Shqipëria përderisa Alvisa nuk dëshiron të udhëtojë drejt SHBA.

FOTO GALERI
6/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA