Analisti Kreshnik Spahiu në një lidhje live në emisionin Top Talk në Top Channel komentoi vizitën zyrtare të Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në Tiranë.
Sipas Spahiut, kryeministri shqiptar Edi Rama është më erdoganist se sa Erdoğani, bazuar në metodat autoritëare që po përdor gjatë udhëheqjes.
Spahiu thotë se ai është një figurë tipike ballkanase, i cili me pushtetin, sistemin, regjimin, influencën arrin të kontrollojë lojën në një mënyrë shumë interesante.
“A është Rama një Erdogan? Unë do të thoja që është më i ashpër se Erdogani, ka metoda më autoritare se sa ai, ai është tipik një udhëheqës ballanik, i cili me pushtetin, sistemin, regjimin, influencën arrin të kontrollojë lojën në një mënyrë shumë interesante. Nëse nuk do të ketë ndonjë problem shëndetësor ose krisje marrëdhënieje me SHBA-në, Rama mund të shkojë shumë më gjatë se sa Erdogani në pushtet për shkak të skemave sidomos të fundit që janë ‘shkërmoqe opozitën’, sistemin e pluralizmit në Shqipëri, elektoral, politik. Mendoj që është një model Erdogan, ballkanik, por do kapërcejë çdo lloj kufiri të mundshëm të imagjinatës. Duam apo s’duam në radhë të parë jemi ballkanas, mentaliteti ynë është tipik ballkanas. Jemi të fundit që përfaqësojmë ndryshimin, të renë, të fundit në krijimin e shtetit, çlirimin nga pushtuesit, të fundit që kemi larguar sistemin komunist ”, tha Spahiu.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ndodhet këtë të hënë për një vizitë zyrtare në Shqipëri, e para e tij për 2022-shin.
Ai mori pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së 522 banesave çelësave në Kurbin, të rindërtuara nga financimi i qeverisë turke, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 që tronditi vendin. Gjatë këtij takimi gjithashtu u nënshkruan edhe shtatë marrëveshje mes qeverisë turke dhe asaj shqiptare.
Top Channel