Robbie Williams rrëfen tmerrin kur një vrasës me pagesë ishte pajtuar për ta eliminuar (fotot)

17/01/2022 16:50

Këngëtari i njohur britanik Robbie Williams ka rrrëfyer së fundmi një anë të errët të famës muzikore duke thënë se një vrasës me pagesë ishte pajtuar dikur për ta vrarë.

Është dokumentuar tashmë se këngëtari gjatë rritjes së famës së tij me grupin ‘Take That’ në vitet ’90 ka pasur disa periudha ‘të egra’, por kjo është hera e parë që mësohet se dikush kërkonte ta vriste.

Në një program vendas javës që shkoi ai tha: “Nuk e kam thënë ndonjëherë këtë, por dikush kishte paguar për të më vrarë”.

“Por tashmë nuk është më ky rrezik, kam shumë shokë. Këto janë nga ato gjërat e paditura kur bëhesh i famshëm”.

“Fama dhe suksesi ekstrem shoqërohen me ankthin, depresionin e sëmundje të tjera mendore. Ka disa nivele fame dhe nivele të dëmit që mund të të shkaktojnë. Fillimi është më i rrezikshkmi”.

“Në nivelet më të larta ti përpiqesh që të mos humbasësh privatësinë tënde, tenton me çdo mënyrë të jesh normal, por duhet të bëhesh dhe i vogël në mënyrë që të tjerët të mos të të rrahin, sikur të thuash ‘Jam një idiot, mos më lëndoni’”.

Robbie shtonte se duhet njëfarë kohe për të arritur gjendjen e “pranimit” dhe se është e pamundur që të shkosh në disa vende nga frika se do të jetë dikush që kërkon të të vrasë”.

Historia e vrasësit me pagesë pritet të përshkruhet në filmin biografik të Robbie , “Beter Man” (Njeri më i mirë) i cili do të eksplorojë fillimet e tij të thjeshta, rritjen e famës me ‘Take That’ si dhe ‘demonët’ më të cilët ai është përballur gjatë abuzimit me substancat.

Filmi i tij ‘Better Man’ përshkruhet si një ‘histori fantastike’ dhe do të ketë një buxhet prej $100milionë.

FOTO GALERI
2/3
Robbie tregon rritjen e famës me ‘Take That’ si dhe ‘demonët’ më të cilët ai është përballur gjatë abuzimit me substancat

Top Channel