Gripi është rikthyer në Evropë me një ritëm më të shpejtë nga sa pritej këtë dimër, pasi pothuajse u zhduk një vit më parë e kjo ka shtuar shqetësimet për një pandemi të dyfishtë të zgjatur e mes dyshimeve për efikasitetin e vaksinave të gripit.
Izolimet, mbajtja e maskave dhe distancimi social, që u bënë normë në Evropë gjatë pandemisë së koronavirusit, vitin e kaluar thuajse e zhdukën gripin, duke ç’rrënjosur përkohësisht një virus që vret në të gjithë globin rreth 650 mijë vetë në vit. Por kjo ka ndryshuar tani ndërsa vendet kanë ndërmarrë masa më pak strikte për të luftuar Covid 19, për shkak të vaksinimit të gjerë.
Që nga mesi i dhjetorit, viruset e gripit kanë qarkulluar në Evropë me një ritëm më të lartë nga ai që pritej, tha qendra evropiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve. Në dhjetor, numri i rasteve të gripit në njësitë e kujdesit intensiv në Evropë, u rrit me shpejtësi dhe trendi mbetet i njëjtë. Rikthimi i virusit, për ekspertët, mund të jetë fillimi i një sezoni të pazakontë dhe të gjatë të gripit që mund të zgjasë deri në verë.
Top Channel