Sesioni i ri parlamentar për vitin 2022 nisi këtë të hënë në orën 16:00.

Në seancën e parë për vitin 2022, do të marrë pjesë dhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan, i cili është në vendin tonë në një vizitë zyrtare.

Seanca ka nisur me një minutë heshtje për ish- presidentin e Parlamentit të BE-së, David Sassoli, i cili ndërroi jetë shtatë ditë më parë.

Ky fillim sesioni ka nisur me mungesa, pasi kreu i PD-së, Lulzim Basha përjashtoi nga posti i kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Alfred Rushajn, duke e zëvendësuar me Enkelejd Alibeajn.

Top Channel