Ish-këshilltari thotë ka shanse të përsëritet përballja presidenciale Hillary/Trump në 2024

17/01/2022 20:09

Nick Morris, më parë këshilltar i ish-presidentit Bill Clinton, ka thënë dje se “ka shumë shanse” që në fushatën presidenciale të 2024 në SHBA të përsëritet dueli Hillary Clinton kundër ish-presidentit Donald Trump.

Morris tha se nëse demokratët liberalë humbasin kontrollin e kongresit në zgjedhjet e mesmandatit këtë vit, Presidenti Biden dhe zv. presidentja Kamala Harris do të humbasin postet e tyre — duke i hapur rrugë një tentative të tyre nga Hillary, ku bashkëshorti i saj Bill do të jetë arkitekt i strategjisë.

“Ka shanse të mira që të ndodhë,” tha Morris, duke iu refereuar përsëritjes së duelit Hillary-Trump.

“Hillary ka ndërtuar një strategji të mirë që askush tjetër nuk mund të bëjë. Aji i njeh njerëzit rreth saj dhe bashkëshorti Bill mund të arrijë një nivel të lartë mendimi”.

“Sapo zgjedhjet të mbarojnë … çdo demokrat do të përpiqet të godasë Biden e Harris,” tha Morris.

​”Ajo e ka pozicionuar veten si alternative demokrate e Biden ose në përgjithsi e të majtës në Partinë Demokratike,” tha Morris.

Në një intervistë me rrjetin MSNBC, Hillary, ish-sekretare shteti në administratën Obama, paralajmëronte demokratët të mendonin mprehtë për të fituar zgjedhjet, jo vetëm në zonat “blu” ku gjithmonë fitojnë demokratët apo demokratët liberalë.

DonaldTrump ende nuk ka konfirmuar nëse do të kandidojë në 2024, por ai vazhdimisht kalon shumë republikanë të tjerë në sondazhe.

Në një sondazh të fundit Reuters/Ipsos, 54 përqind e republikanëve zgjodhën Trump si kandidat të preferuar, në krahasim me ndjekësin më të afërt, guvernatorin e Florida, Ron DeSantis.

FOTO GALERI
2/3
54 përqind e republikanëve zgjodhën Trump si kandidat të preferuar, në krahasim me ndjekësin më të afërt

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA